Prokurori Abazi në përqafimin e funksionarit të lartë të BDI-së

Pasi kreu i sapozgjedhur i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi doli për herë të parë në publik dhe tha se do të punojë profesionalisht dhe se nuk ka lidhje me BDI-në, disa foto të Islam Abazit filluan të shpërndahen në internet pikërisht me zyrtarë të kësaj partie.

Në njërën nga fotografitë e siguruara nga “Fokus” shihet Abazi i fotografuar me ish-kryetarin e Gostivarit dhe ish- nënkryetarin e BDI-së, Nevzat Beita, së bashku me dy persona të tjerë.

Në një prononcim për Fokus, Bejta thotë se e njeh kreun e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, por sqaron se fotografia është bërë rreth dhjetë vite më parë, me shumë gjasa në Korab.

Ndryshe, Abazi në deklaratën e sotme ka thënë se nuk ka kontakte personale me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, edhe pse janë nga i njëjti fshat, Zajaz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu