Prokuroria dorëzon aktakuzë për Muhamed Zekirin, Akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin për 1,5 milionë euro

Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te Gjykata Penale ka dorëzuar aktakuzë kundër ish-sekretarit gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Sipas aktakuzës, Zekiri si sekretar gjeneral i Qeverisë në periudhën prill 2021-mars 2022, duke e përdorur detyrën e tij zyrtare, në dy raste ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për prokurime publike, pa e zbatuar procedurën e duhur për prokurim publik, në të cilën nëpërmjet konkurrencës do të zgjidhej person juridik për zbatimin e aktiviteteve të nevojshme, ka lidhur 2 marrëveshje me 2 persona juridikë si “dhënës të shërbimeve”.

Prokuroria thonë se i akuzuari Zekiri e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 1,5 milionë euro në interes të personave juridik. Prokuroria ka kërkuar që Zekirit ti vazhdohet paraburgimi shtëpiak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu