Prokuroria posedon 7.000 faqe biseda telefonike për Grupin e Kumanovës

Seanca e ardhshme gjyqësore kundër pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës do të mbahet sërish me dyer të mbyllura, njoftojnë avokatët mbrojtës. Sipas avokates Artene Iseni, shkak për mbylljen e sërishme të seancave do të jetë fillimi i prezantimit të bisedave telefonike, të cila prokuroria i shfrytëzon si dëshmi kundër pjesëtarëve të grupit.

“Bëhet fjalë për material voluminoz. Prokuroria posedon 7.000 faqe tekst nga bisedat e transkriptuara telefonike. Presim të shohim se çfarë dëshmi posedon prokuroria në pjesën e bisedave telefonike. Nga dëshmitë tjera që ka prezantuar deri tani, Prokuroria nuk posedon dëshmi të bazuara për akuzën terrorizëm”, deklaroi për Gazetën Lajm, avokatja Artene Iseni.

Sipas Isenit, pas një kohet të gjatë, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës sot nuk janë ankuar nga maltretime policore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu