Propozimi Francez s’është publikuar zyrtarisht

I ashtuquajturi propozim francez nuk është publikuar zyrtarisht, por mediat kanë siguruar pjesën më të madhe të pakos së dokumenteve që e përbëjnë atë. Ai parasheh që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së të miratojë Kornizën Negociuese për Maqedoninë e Veriut më 23 qershor të këtij viti dhe të caktojë një konferencë ndërqeveritare politike po në të njëjtën ditë me krerët e shtetit.

Këshilli gjithashtu do të vendosë në të njëjtin samit që konferenca e ardhshme ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të mbahet sapo Maqedonia e Veriut të përfundojë procedurën për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Franca kërkon të bëjë balancë mes vijave të kuqe të të dy palëve.

Sipas dokumenteve që qarkullojnë në media, emërtimi i gjuhës në të cilën do të përkthehet e drejta e përbashkët evropiane është “maqedonishtja”, pa shpjegime apo fusnota shtesë.

Pakoja e dokumenteve parashikon që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të paraqesin deklarata të njëanshme për gjuhën maqedonase në konkluzionet e konferencës së parë ndërqeveritare, të cilat nuk do të ndikojnë në përmbajtjen e kornizës negociuese.

Në kuadrin e negociatave, në parimet sipas të cilave do të zhvillohet procesi i anëtarësimit përmenden Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë e vitit 2017. Sofja dhe Shkupi do të duhet të nënshkruajnë protokolle për zbatimin e kësaj të fundit më 23 qershor.

Në draft-kornizën negociuese, thuhet se Maqedonia e Veriut do të miratojë një plan veprimi kushtuar mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe komuniteteve, zbatimi i të cilit do të monitorohet rregullisht në konferencat ndërqeveritare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu