Propozimi projektet e Aleancës për Buxhetin e vitit 2019

Propozim Projektet e Aleancës për shqiptarët dega Tetovë për Buxhetin e vitit 2019!

Projekti Nr.1
Rrugët e Malsisë së Tetovës!
1. Zgjerimi i rrugës Tetovë-f.Xhermë ( 8 KM- 1.5 metër hapje të rrugës) çmimi ( 700,000 Euro)
2.Zgjerimi i rrugës f.Sellcë -f.Vejcë rriparim të një pjese dhe hapje të rrugës ( 7 KM -1.5 metër hapje) çmimi (700,000 Euro)
3. Zgjerimi i rrugës f.Brodec-f.Veshallë rriparim të një pjese dhe hapje të rrugës ( 6 KM -1.5 metër hapje) çmimi ( 750,000 Euro)
4. Zgjerimi rrugës së F.Lisec nga rruga kryesore (1.5 KM dhe zgjerimi i po të njejtës për 1.5 metër)
çmimi ( 150,000 Euro)
5. Zgjerimi , rriparimi dhe masa mbrojtëse ( mure) rrugës së F.Llacë (1 KM) çmimi ( 100,000 Euro)
Arsyeshmëria : Duke marë parasyshe se këto vende janë vende rurale dhe gjatë sezoneve të ndryshme relativisht gjatë sezonit të dimrit ku në këto anë bora dhe ngricat gjatë dimrit janë problem seriozë për banorët e këtyre anëve dhe vërshtirëson tejmase qarkullimin e sigurt të banorëve!

Projekti i 2
– RRUGA TETOVË – PRIZEREN,
Arsyesh mëria – projekt i cili është shumë I rëndësishëm për zhvillim ekonomik. Në qytetet e Prizrenit dhe Tetovës me rrethinat e tyre jetojnë nga 300 mijë banore kjo rrugë do të mundësonte komunikimin dhe marrëdhënien ekonomike mes dy qyteteve të cilat në vij ajrore janë vetëm 28 km, rruga e cila duhet të përshkruhet përafërsisht me 34 km.
Poashtu kemi dhe lidhjet me autostradat Ibrahim Rugova -Rruga Kombit dhe dalja neper Shqiperi ne Detin Adriatik dhe Egje!
Duhet te merën parat nga një pozicion i buxhetit dhe të orientohen në projektin me Emër Rruga Tetovë – Prizren edhe atë faza e parë programi fizibiliti për Rrugën Tetovë – Prizren në vlerë prej 5 milion Euro.

Më tu tje në komunikim deputeti me shërbimet e parlamentit e rregullone duke e bër propozim legal në bazë të rregulloreve ne parlament. Nga do ti mer parat deputeti vet le te zgjdh nga shpenzimet qeveritare apo publike pa nevoje dikun ai vet le te regulloje kte materje.
Ndërsa sipas informatave të profesionistëve ( 1 KM kushton 1 milion Euro pra nga 34 KM rrugë përafërsisht 34 milion Euro)

Projekti i 3.
Ndërtim dhe masa mbrojtëse nga vërshimet.

Ndertimi i pragjeve qe do e ndalojne vershimin dhe Masa parandaluese mos te vije te vershimet
1.Per shkak vershimeve duhet te vendosen prage ne lumin e Porojit deri ne Gjerme (çmimi 1000 000 eu)
2.Dhe për lumin e Recises deri ne Lisec duhet te parashihen prage qe te eliminohen vershimet (çmimi 500 000 eu)

Projekti nr.4
Themelimi i institutit për zhvillim të bujqësisë në Pollog.
Arsyeshmëria: Popullata e apollogut ka traditë dhe ambient për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit , duke marë parasyshë se në këtë rajon kemi profesionista dhe tokë bujqësore mbi 160,000 ha janë dëshmi se ni institut i këtillë do ti ndihmonte pa masë bujqit dhe ritjen ekonomike në këtë teritor.
Çmimi ( 500,000)

Projekti Nr.5
Shkolla europiane për fëmijët tanë!
1.Ndertimin e shkolles ne F. Reçic çmimi ( min. 2 milion euro)
2.Ndërtimin e shkolles në F.Sellcë (çmimi 1.5 milion euro )
Arsyeshmëritë: F.Reçic ka reth 1000 nxënës të ciklit fillorë që detyrohen të shkojnë në shkollën e lagjes Teqe , ndërsa në Reçic ka vend dhe kushte shumë të përshtatshme që ky vendbanim të ketë një shkollë me të gjitha standardet e mundëshme!
Ndërsa në fshatin Sellcë nuk plotësohen kushtet elementare duke u krijuar shumë vërshtirësi nxënesve gjatë vitit shkollorë dhe duke marë parasyshë se kjo shkollë është ndërtuar rreth viteve 50-60.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu