Protesta kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve (FOTO)

Në sheshin “Skënderbe” në Shkup ka filluar protesta e paralajmëruar dhe e organizuar nga Këshilli i familjarëve të të burgosurve shqiptarë në Maqedoni.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime si: “Kur ligji është i padrejtë vet shteti është burg”, “Drejtësia është paqe”, “Protestoj për të shëruar plagë dhe për të tharë lot”, “Duam rigjykim të rastit Alfa”, etj.

Pritet që pas fjalimeve, të protestohet edhe përpara Gjykatës së Apelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu