Protesta kundër vizitës së kryeministrit grek në Shkup

Vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup, ka mbledhur dhjetëra qytetarë të cilët kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit dhe praninë e kryeministrit grek në shtet.

Pjesëmarrësit në këtë protestë në bulevardin “Klimenti i Ohrit” kanë protestuar me flamuj dhe muzikë maqedonase.

Policia e shtetit ka pritur mbledhjen e tyre dhe nuk ju ka lejuar të afrohen në Qeveri.

Protesta të tilla të qytetarëve që nuk janë pajtuar me negociatat me Greqinë, ka pasur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u ndryshua edhe emri i shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu