Protestojnë të larguarit nga “Higjiena Komunale”, “Në mesin e të përjashtuarve 90% janë shqiptarë”

112 ish të punësuarit në ndërmarrjen “Higjiena Komunale” në Shkup, protestuan kundër drejtoreshës Kosana Mazneva, e cila në fillim të muajit ua ndërpreu kontratat e punës. Ata në protestën e sotme thanë se largimi i tyre është bërë në baza etnike, fetare dhe partiake.

Ish-ndihmës drejtori, Milaim Aliu, thotë se nga puna janë larguar punonjës që kanë përvojë pune më shumë se pesë vjet. Ai madje akuzon drejtoreshën se i ka larguar për të bërë punësime tjera partiake. Aliu thotë se prej më 31 shtator janë bërë 41 punësime të reja.

Në mesin e të përjashtuarve mbi 90% janë shqiptarë. Në mesin e të përjashtuarve e keni gruan e vetme me mbulesë në Higjienën Komunale. Është përjashtuar kolegu ynë jurist bashkë me bashkëshorten e tij. Bashkëshortes së tij i është ndërprerë kontrata pas 5 viteve punë në ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale – Shkup”. Është përjashtuar edhe kolegu ynë i cili me rrogën e tij, krahas familjes së vetë, mban edhe fëmijët e vëllait të tij, i cili vdiq para tre muajsh në moshën 35 vjeçare. Është përjashtuar njeriut i cili 8 vite punon larës i kamionëve nën qiell të hapur verë e dimër.”- tha Milaim Aliu, ish i punësuar.

“Pesë vite e pesë muaj kam punuar tek lavazhi edhe dy vite tek Qyteti i Shkupit kam qenë në qendër kam punuar dhe kam fshirë. Përmbytjet në Tetovë kur kanë qenë kam qenë atje në aksion dy javë, në përmbytjet në Hasanbeg kam qenë aty, as nuk kam vendim puna asnjë gjë… Me fëmijë jam, me kredit si të gjithë shqiptarët, nga t’ia mbaj, a mban përgjegjësi dikush, askush hiç?!”- tha Tasim Laçi, ish i punësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu