“Provokacija” e Vuçiçit: ç’e pret Serbinë nëse Trump do fitonte sërish

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të dielën se “do të ishte me shumë rëndësi për Serbinë” nëse Presidenti Trump fitonte një mandat tjetër si kreu i Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

“Unë po e them këtë për herë të parë. Nëse ndodh që Donald Trump të marrë një mandat të dytë – unë nuk besoj në ndryshime të mëdha në politikën amerikane – por unë besoj në ndryshime të vogla në politikën amerikane, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë”, tha Vuçiç për TV Kurir.

Por cilat do ishin këto ndryshime, të cilat nuk kanë gjasë të mos kenë efekt në fatin e Kosovës, çështja më delikate dhe më e mprehtë për Serbinë e më gjerë? Këtu Vuçiç u ndal.

“Unë nuk mund të flas për detajet sepse do ta bëja pozicionin e Serbisë edhe më keq, dhe gjithashtu sepse do t’i vendosja partnerët tanë amerikanë në një pozicion të dikletshëm. Por, besoj se do të ishte një pozicion pak më i lehtë për ne”, theksoi presidenti serb. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu