Pse kamerat e sigurisë e inçizuan Spasovin, por jo edhe “Monstrën”, Mlladenovin dhe Neshkovskin?

Hetimi për ndodhitë e natës së premtes së kaluar përveç se nxori shumë kundërthënie nga zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, dje u zbardh edhe një enigmë, në lidhje me atë se a funksionojnë kamerat e komunikacionit të Shkupit nga projekti “Qytet i Sigurt”.
Konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, por edhe inçizimet “ekskluzive” që i publikoi “Sitel”, treguan se kamerat e komunikacionit janë në funksion dhe inçiziojnë gjithçka. Sipas Spasovskit, këto inçizime janë nga sistemi “Safe City”.

“… Absolutisht i hedhë poshtë të gjitha çështjet që i tha në intervistë (intervista e Spasovit për TV NOVA), se kjo është kurdisje kriminalo – policore e ndonjë funksionari nga pushteti. Vetëm mund të konfirmojë se ka kurdisje nga vet Dime Spasovi dhe kurdisje edhe më të madhe nga të gjithë ata që e këshillojnë të jep kësi lloj deklaratash pa e ditur se kemi inçizime. Për atë ekzistojnë edhe video-inçizime nga sistemi (Safe City – Qytet i Sigurt”, tha Spasovki.

 Inçizimet që i publikoi “Sitel”, sipas kuadrove, tregojnë se ata nuk munden të bëhen në vende tjera, përveç nga kamerat të cilat janë të vendosura në komunikacion.

Projekti “Qytet i Sigurt” ishte promovuar më 7 maj të vitit 2012, në Ditën e Policisë, ndërkaq kamerat janë vendosur thuajse dy vjet më vonë. Në promovim, atëherë kanë marrë pjesë ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish shefi i Byrosë për Siguri Publike, Lupço Todorovski, transmeton Portalb.

Megjithatë, për disa ngjarje që shkaktuan reagime të shumta në opinion, kamerat nga “Qyteti i Sigurt” edhe pse ishin vendosur, megjithatë udhëheqësia e atëhershme e MPB-së tha se kamerat nuk kanë punuar dhe nuk munden të ndihmojnë në hetim.

“Monstra”

Për rastin “Monstra”, gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në 12 prill të vitit 2012, ish ministrja e atëhershme, Gordana Jankulloska, gjatë promovimit të projektit “Qyteti i Sigurt” më 7 maj tha se kamerat nuk kanë funksionuar.

“Për fat të keq, kur ndodhi vrasja e tmerrshme, nuk kanë qenë në funksion dhe nuk na shkoi mendja në kësi lloj pajisje teknologjike për ta zbuluar veprën më të rëndë penale me të cilën jemi përballur”, tha atëherë Jankulloska.

Në një nga bisedat e përgjuara të cilat vjet i publikoi LSDM, mundet të dëgjohet një bisedë e Jankulloskës dhe ish drejtorit të atëhershëm të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ku të dy bisedojnë për promovimin e “Qytetit të Sigurt” dhe për rastin “Monstra”. Në bisedë, që sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, është bërë në 30 prill të vitit 2012, Jankulloska thotë: “Jo bre, për të gatshëm, mendoj se nuk kemi problem, por në kontekst të punës tjetër, e di. A u themi ne se “nuk kemi inçizime, nuk e kemi këtë, nuk e kemi atë”, ndërkaq promovojnë qendër të tillë”.

Ndeshja e Nikolla Mlladenovit

Kamerat e pikave pagesore të rrugëve, nëpër të cilat Mlladenov ka kaluar në natën e kobshme mes 26 dhe 27 mars të vitit 2013 nuk kanë punuar, ndërkaq nuk kanë inçizuar as kamerat e hyrjes në Shkup, në lagjen Çento. Ja çfarë tha për atë Zoran Zaev në “bombën numër 30”.

“Opinioni do të dëgjojë se nuk kanë punuar kamerat e pikave pagesore të rrugëve, por edhe të hyrjes së Shkupit në Lagjen Çento. Por, opinioni do të dëgjojë se këtë, gjithashtu informatë të rëndësishme, Jankullovska do ta fshehë nga opinioni. Pse MPB nuk ka kryer hetim në lidhje me atë se për çfarë arsye nuk anë punuar kamerat e pikave pagesore, të cilat i siguron Agjencia e Sigurimit SGS pas secilës qëndron Mijallkov? Çfarë ose kë e fshehë mosfunksionimi i kamerave? Mosfunksionimi i kamerave të sigurimit është edhe një arsye më shumë për hapjen e hetimit për vdekjen e Mlladenovit”, tha Zaev.

Vrasja e Martin Neshkovskit më 5 qershor të vitit 2011

Sipas deklaratave të atëhershme të MPB-së, kamerat e “Qytetit të Sigurt”, të vendosura në shesh, në natën kur ishte vrarë Neshkovski nuk anë punuar dhe nuk kanë inçizuar, ndërkaq nuk kanë punuar as kamerat e MEPSOS, për shkak të defektit. Ish ndihmësi i atëhershëm i ministrit të MPB-së, Ivo Kotevski për “Utrinski” në nëntor të vitit 2011 deklaroi: “Bëhet fjalë për projekt sipas të cilit do të duhej të vendosen kamera në të gjitha semaforët e udhëkryqeve më të rëndësishme në Shkup. Megjithatë, ashtu siç e dini, kjo ide ende nuk është realizuar dhe vazhdon të përpunohet. Do të thotë, kamera ka, por të njëjtat nuk inçizojnë”.

Për mosfunksionimin e kamerave dhe për publikimin e kamerave në “Sitel”, ka pasur shumë komente në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu