Pse njerëzit inteligjentë kanë më pak miq?

Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë për miq dhe se komunikimi ka avantazhet e tij, transmeton Klan Kosova.

Por shkencëtarët kanë vendosur që të kryejnë hulumtime për t’iu përgjigjur një pyetjeje.

Kjo është pyetja: A kemi me të vërtetë nevojë për një komunikim që të ndjehemi të lumtur dhe të kënaqur me jetën tonë?

Hulumtimi përfshin 15.000 njerëz në mes të moshës 18 dhe 28 vjeçare të cilët jetonin në zonat me dendësi të ndryshme të popullsisë dhe të cilët kanë komunikuar me miqtë e tyre në frekuenca të ndryshme.

Duke analizuar rezultatet e hulumtimit, psikologët arritën në disa përfundime.

Së pari, si rregull njerëzit që jetojnë në zonat me popullsi të dendur ndjehen më pak të lumtur.

Së dyti, në mënyrë që të ndjehemi të lumtur shumica prej nesh kemi nevojë për komunikim të vazhdueshëm me miqtë.

Së treti, njerëzit me inteligjencë të lartë shpesh përjashtohen nga ky rregull.

Intelektualët ndjehen më pak të kënaqur me jetën e tyre, kur ata janë shoqërisht aktivë shumë.

Njerëzit me inteligjencë të lartë kanë një rreth të ngushtë të miqve të cilin nuk dëshirojnë ta zgjerojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu