Pse Turqia ka rezerva për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO?

Suedia dhe Finlanda mbështeten në lëvizjet e tyre drejt anëtarësimit në NATO nga pothuajse të gjithë anëtarët e NATO-s, veç Turqisë e cila ka shprehur rezerva. Ankaraja akuzon të dy vendet se i kanë dhënë mbështetje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një luftë të armatosur kundër qeverisë turke për dekada.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e terroristëve në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksporteve ndaj Turqisë.

Ai shtoi se Turqia nuk po kërcënonte askënd. Ndërsa sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken, zyrtarë të NATO-s dhe politikanë suedezë dhe finlandezë thonë të gjithë se janë të bindur se çdo shqetësim mund të adresohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu