PSG ka hequr dorë nga Paul Pogba, drejtori i ri sportiv i francezëve nuk e pëlqen

Paris Saint-Germain është tërhequr nga gara për të nënshkruar me Paul Pogban, duke ia lënë të lirë rrugën Juventusit.

Mesfushori pritet të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor – me Juventusin që është në mesin e kandidatëve kryesorë për nënshkrimin e tij.

PSG ishte një nga klubet që ishin të interesuara për francezin duke u konsideruar si konkurrent për nënshkrimin e Paul Pogbas, por L’Equipe raporton se parisienët nuk janë më në garë për francezin, pasi drejtori i ri sportiv, Luis Campos, nuk e sheh si përforcim të duhur.

Pogba kishte qenë një objektiv i Leonardo, i cili nuk do të jetë më pjesë e PSG-së.

29-vjeçari bëri debutimin e tij profesional me Man United në vitin 2011, por u largua për t’u bashkuar me Juventusin si transferim i lirë në verën e 2012.

Pogba tani mund të kthehet te Juventus, që mbeten klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe duket se marrëveshja është shumë afër. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu