PSG pret ofertë nga Reali për Mbappen

Gjiganti parisien është i vetëdijshëm se mund ta humbasë yllin francez vitin e ardhshëm. Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm se ky mund të jetë viti i fundit i Kylian Mbappe në fanellën e këtij klubi.

Kampioni i Francës pret ofertë të majme nga Real Madridi për yllin francez gjatë verës së ardhshme, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”,

Interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur edhe Barcelona, por “Los Blancos” duken më të vendosur për ish-futbollistin e Monacos.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë Mbappen prioritet të tij përpara bashkëlojtarit Neymar dhe mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mbappe është futbollisti më i mirë i ri në botë për momentin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu