PSG tremb Juventusin, futet në garë për yllin kolumbian

James Rodrigez është në udhëkryq të plotë për sa i përket të ardhmes së tij, me kolumbianin që pritet të rikthehet te Reali, pas huazimit 2-vjeçar në Gjermani te Bayern Munchen.

Në Madrid mesfushori nuk pritet me krahët hapur dhe largimi i tij është diçka thuajse e sigurt. Destinacioni i mundshëm i Hames pritet të ishte Torino, ku do të bashkohej me Juventusin, por së fundmi në garë është futur PSG.

Francezët kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe kolumbiani duket objektivi perfekt. Gjithashtu, çmimi i tij nuk është shumë i lartë dhe nuk do të ndikonte në “Fair-playn financiar”, me PSG-në që duhet të bëjë shumë kujdes për këtë çështje. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu