PSP heton lirimin e mënjëhershëm të vëllait të Musa Xhaferit?

Sipas informacioneve të gazetës Lajm, policia e Maqedonisë ka arrestuar vëllain e Musa Xhaferit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vëllai i Musa Xhaferit është arrestuar para disa vitëve në Kërçovë dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Prilep. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet për arrestimin e tij, mirëpo sipas Lajm-it, ai është liruar menjëherë pas intervenimit të zyrtarëve të lartë të BDI-së. Këto intervenime të bëra përmes telefonit i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e cila duhet të hetojë, nëse lirimi i vëllait të Musa Xhaferit është bërë sipas procedurave ligjore, ose nëse janë shkelur ato. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu