Ende nuk dihet se kush qëndron pas audio incizimeve dhe se ku qëndron prapavija, në moment kur dihet se materialet rreth përgjimeve i ka marr përsipër Prokuroria Speciale Publike. Derisa MPB thotë se është duke e proceduar rastin nëpër organet kompetente, rritet numri i faqeve në Facebook që i shpërndajnë audio incizimet e paligjshme, shkruan Portalb.
“Nga ana e Repartit për hetimin e krimit kompjuterik- Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale deri te Prokuroria Publike- Shkup janë dorëzuar njoftime më 26.09.2016 dhe 28.09.2016 me anë të së cilave është kërkuar që të sigurohen Kërkesa nga prokurori kompetent për marrjen e të dhënave (IP adresat) të adresuara deri te përgjegjësit e rrjetit social facebook”, thuhet në përgjigjen e MPB dërguar Portalb-it.
Nga ty thonë se këto kërkesa janë proceduar deri të përgjegjësit e facebook-ut me kërkesë për ruajtjen dhe sigurimin e të dhënave IP për përdoruesin që i ka publikuar audio incizimet kontestuese.
“Pas marrjes së përgjigjes nga ana e faqes së facebook-ut, do të njoftohet prokuori përgjegjës, me qëllim ngritjen e ndihmës ndërkombëtare juridike, me çka zyrtarisht do të sigurohen të dhënat e kërkuara që janë të nevojshme për procedurë gjyqësore”, përfundon përgjigja me shkrim e MPB-së.
Përgjigja e MPB-së, me vonesë, ka të bëjë me publikimet e para nga faqja e facebook-ut “pronto mk”. Ndërkohë derisa po kërkohen IP e adresës “pronto mk” është hapur faqja “rrofsh mk” me incizime të reja, kryesisht për funksionarë të BDI-së.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, në Nenin 2 thotë:
“Mbrojtja e të dhënave personale i garantohet çdo personi fizik pa diskriminim të bazuar në përkatësinë e tij nacionale, racën, ngjyrën e lëkurës, bindjet fetare, përkatësinë etnike, gjininë, gjuhën, bindjet politike e të tjera, gjendjen materiale, origjinën e lindjes, arsimimin, prejardhjen sociale, shtetësinë, vendin ose llojin e qëndrimit ose cilatdo qofshin karakteristika tjera.”