Organizata prestigjoze e monitorimit të zgjedhjeve në Evropë, Europe Elects, ka publikuar projeksionet e para për ndarjen e ulëseve në Parlamentin e Kosovës, duke u bazuar në të dhënat e exit poll-it të Albanian Post dhe vlerësimet e Telegrafit.
Sipas këtyre projeksioneve fillestare, skena politike pas zgjedhore paraqitet me lëvizje interesante të forcave kryesore politike në krahasim me zgjedhjet e kaluara.Ndarja e projektuar e mandateve:
LVV (Lëvizja Vetëvendosje): Projektohet të sigurojë 49 deri në 51 ulëse, gjë që shënon një rënie prej rreth -7 mandate nga rezultati i kaluar.
PDK (Partia Demokratike e Kosovës): Pritet të marrë 24 deri në 25 ulëse, duke shënuar një rritje prej +2.5 mandate.
LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës): Shënon rritjen më të madhe me +4.5 mandate, duke u projektuar të sigurojë 19 deri në 20 ulëse në parlament.
AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës): Stabilizohet me 7 deri në 8 ulëse, me një rritje të lehtë prej +1.5 mandate. /INA/










