Publikohet pasuria e zv/kryeministres për antikorrupsion në Maqedoni

Kanë kaluar nëntë muaj nga zgjedhja e Sllavica Grkovskës në postin e zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë dhe antikorrupsion dhe vetëm së fundi është publikuar pasuria e saj.

Çka posedon zëvendëskryeministrja Grkovska ?

Nëse e shikoni fletën anketuese të zëvendëskryeminitres Grkovska, ajo nuk është shumë e pasur, por ka transaksione deri diku të majme, përcjell INA.

Ajo ka të evidentuar një banesë prej 52 metrash katrorë në Shkup, e cila thuhet se daton nga viti 2007 i berë me kontratë shitblerje dhe që ka një vlerë prej rreth 80 mijë euro. Ajo për çudi ka deklaruar se ka si pronë edhe një ballkon prej dy metrash katror në Shkup, por nuk ka saktësuar vlerën.

Grkovska ka shkruar se posedon tokë bujqësore në Kumanovë prej 675 metra katrorë, nga viti 2016 e fituar me marrëveshje dhuratë dhe vlera e së cilës nuk është e specifikuar është gjithashtu pronë personale.

Ajo posedon stoli bizhuerie me vlerë 2 mijë euro, piktura që janë blerë me marrëveshje shitblerjeje me një vlerë prej 2 mijë eurove.

Grkovska ka dy llogari valutore, njërën prej të cilave e kursen në euro në shumën prej 20.400 euro, ndërsa interesant është se e dyta është në paund britanik, edhe pse është një shumë më e vogël prej 568 paund. Ekziston edhe një kursim në dollarë, dhe ai është 638 dollarë.

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë posedon edhe kursim me denarë në shumë prej 3,7 milionë denarë apo 60.500 euro. Ajo posedon edhe një llogari transaksioni prej 889 mijë denarë. Në aktin e saj pasuror është shënuar një kredit kartelë prej 120 mijë denarë, ndërsa ka edhe kredi prej 9.000 euro. Kliko listën e PASURISË. Grkovska është e lindur më 27 korrik 1970 në Shkup, është magjistre e shkencave matematiko-natyrore, një periudhë ka punuar si asistente në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ndërsa nga viti 2002- 2011 ka qenë deputete e LSDM-së./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu