Puna e cila ofron 200 mijë dollarë në vit por askush nuk do ta punojë

Puna që siguron 200 mijë dollarë në vit për katër ditë në javë, por që as nuk kërkon shkollim e as përvojë të mëhershme pune. Një kompani e kontrollit të trafikut ajror thotë se nuk mund të përmbushë vendet e punës, të cilat nuk kërkojnë kualifikim, kërkojnë katër ditë në jvaë punë dhe fillojnë nga 95 mijë dollarë në vit, transmeton lajmi.net.

Kandidatët duhet të jenë të paktën 20 vjeç e gjysmë dhe të kenë kaluar provimet përfundimtare të shkollës së mesme për t’u kualifikuar për rolin, i cili përfundimisht do të korrte afro 200,000 dollarë në vit.

“Ne jemi duke rekrutuar dhe do të donim të dëgjonim nga të gjithë që mendojnë se ia vlen barra qeranë”, tha për Daily Mail, drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të trafikut në Zelandën e Re të Zonës së Re, Tim Boyle.

Mungesa e aplikantëve ka detyruar disa aeroporte që të kërkojnë nga stafi që të punojnë në ditët e pushimit, duke shkaktuar vonesa në fluturim dhe lodhjen e kontrollorëve, tha Shoqata e Pilotëve të linjës ajrore të Zelandës së Re.

Sapo aplikantët të gjenden përmbushin kriteret themelore, ata duhet të kalojnë një test aftësie.

Nëse janë të suksesshëm, ata do të ndërmarrin një kurs trajnimi për kontrollin e trafikut ajror 12 muajnë vendin e punës. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu