Punëtorët e Jugohromit të martën bllokojnë rrugët

Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar protesta të reja javën që vjen. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet. Qëllimi i protestave mbetet i njëjti, sindikata kërkon që Jugohrom të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohrom-it, sindikata mbronë qëndrimin se Jugohrom edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut. Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti iu bëri thirrje të gjithë të punësuarve dhe qytetarëve që të ju bashkëngjiten në protestë. Këtë e bëri të ditur vet Amiti duke publikuar lajmërimin në profilin e tij në “Facebook”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu