Putin mesazh Erdoganit pas sulmit terrorist

Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll dhe i shprehu ngushëllimet e tij homologut turk Rexhep Taip Erdogan, raporton Agjencia Anadollu.

“Nuk mund të imagjinoj se ka krim më të madh se vrasja e civilëve të pafajshëm në festimin dhe pritjen e vitit të ri. Por, është e qartë se vlerat njerëzore janë krejtësisht të huaja për terroristët. Detyra jonë e përbashkët është që me vendosmëri t’u përgjigjemi këtyre sulmeve terroriste”, tha Putin në mesazhin që është publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit.

Presidenti Putin ka thënë se Rusia është “aleat i besueshëm” i Turqisë në luftën kundër terrorizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu