Qeveria bëhet me 20 ministri, 88 deputetë votuan “pro” riorganizimit të ministrive

Pas një debati të gjatë e të vonshëm, rreth dy orë pas mesnate, 88 deputetë të Kuvendit u bindën për të votuar pro ndryshimeve ligjore për riorganizimin e ministrive. Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, koalicionit VLEN, partisë ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.

Qeveria në formim, do të ketë 20 ministri nga 16 sa ishin deri më tani. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ministria për Punë të Jashtme dhe tregti të jashtme, Ministri për Çështje Evropiane, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjetikës dhe minierave, Ministria e Bujqësisë, Pylltari dhe Ujrave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Kulturës dhe turizmit, Ministria për Transformim Digjital, Ministria për Administratë Publike, Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Mjedisor dhe Ministria e Sportit.

Sipas LSDM-së, me këtë riorganizim të ministrive dhe administratës nuk po bëhen reforma, por kjo është vetëm për interesat e koalicionit qeveritar.

Të ashpër në kritika ishin edhe deputetët e partisë Levica. Ata thonin se VMRO-po e bënë të njejtën gjë për të cilën e ka kritikuar Talat Xhaferin. Ata siç shtuan dëshironin që pa konsultimin e opinionit, pushteti dëshiron që në mënyrë kontrabanduese ta kalojnë ligjin, i cili duket si një tumor që ha trupin e vet.

Në ora 2 e 30 minuta, pas një debati që nisi në mesditë dhe që zgjati më shumë se 15 orëpas e me disa pauza, nga 114 deputetët e pranishëm në Kuvend, 88 votuan “pro” ndryshimeve ligjore, 22 “kundër” dhe nuk kishte asnjë abstenim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu