Qeveria e Gruevskit e shpërbleu me 10 mijë euro për Lagjen e Trimave drejtorin e ri të ASK-së Zarko Milloshevski?

Drejtori i ri i ASK-së, Zharko Milloshevski me vendim të Qeverisë së Gruevskit ka marrë 10 mijë euro në vlerë denarësh. A janë këto informata të vërteta, deri më tani nuk kemi marrë konfirmim apo përgënjeshtrim nga MPB-ja, por informacionet thonë se Zarko Milloshevski ka qenë i përfshirë si operativ në atë aksion, dhe ajo që është indikative është se shefi i kabinetit të Zharko Milloshevskit është i njëjti person që ishte shef i kabinetit të ish-njeriut të parë të ASK-së Sasho Mijallkov.

Në vitin 2017, drejtori i Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit, Goran Nikollovski, për aksionin në Lagjen e Trimave të Kumanovës tha se ishte ASK-ja, prej nga vjen drejtori aktual i ASK-së, që ka bërë vlerësim të keq në realizimin e aksionit. Por, duket se ai vlerësim i gabuar nuk u bë aspak pengesë për përparimin e Milloshevskit – që të marrë postin e parë në ASK.

Për rastin e shpërblimeve lidhur me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se në kuadër të këtij vendimi ka të dhëna shqetësese. Një numër tepër i madh i njerëzve që janë shpërblyer, ndoshta nuk kanë qenë as afër Kumanovës kur ka ndodhur rasti, thotë ministri Spasovski për “Fokus”./Hronika.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu