Qeveria Hoti votohet të shtunën, seanca nis nga ora 13:00

Të shtunën në ora 13:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re, e cila pritet të udhëhiqet nga Avdullah Hoti dhe LDK-ja.

Kjo u konfirmua nga shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi i cili para mediave tha se kanë dorëzuar shkresën me 61 shkrime për këtë seancë.

Sipas tij, LDK i ka votat e mjaftueshme për të votuar qeverinë e re.

Ndërkaq më herët, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se sot ka pranuar letër nga Mustafa i LDK-së i cili ka konfirmuar se kanë votat për formimin e Qeverisë.

“Pas letrave që i kam drejtuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, drejtuar edhe partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, sot kam marrë letër nga Mustafa i cili konfirmoi se i mbështet të gjitha kriteret mbizotruese për krijimin e Qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re.

Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar si të nominuar për Kryeministër të ri të Qeverisë së Kosovës.”, tha ai.

Kujtojmë se deri tash LDK ka zyrtarizuar koalicionin me AAK-në dhe Nismën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu