Qeveria miratoi dekret për pagesën e honorarëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot solli dekret me fuqi ligji për pagesën e honorarëve autorialë për persona të angazhuar në organet e pushtetit shtetëror (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor), trupat rregullatorë, agjencitë, komisionet shtetërore, personat juridikë në pronësi të plotë ose dominuese shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit dhe persona juridikë nga njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe qyteti i Shkupit, bënë të ditur nga Pres-shërbimi i Qeverisë.

“Me këtë Dekret me fuqi ligji rregullohet vlera dhe mënyra e pagesës së kompensimit në të holla në bazë të kontratës së nënshkruar në vepër për persona të angazhuar në këto institucione me çka konfirmohet se këtyre personave iu paguhet kompensim i plotë në të holla, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme e deri më 31 dhjetor të vitit 2020, nëse personi me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligji nuk është evidentuar si person i punësuar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria.

Gjithashtu, prej atje theksojnë se nëse personat e përfshirë me këtë dekret me fuqi ligji, me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti janë evidentuar si persona të regjistruar si të punësuar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t’u paguhet 50 për qind e kompensimit në të holla, i cili është përcaktuar në kontratën në vepër, por më së shumti në vlerë prej 30.000 denarë.

Njëherësh ky dekret me fuqi ligji nuk ka të bëjë për personat të cilën kanë nënshkruar kontratë në vepër me organet e pushtetit shtetëror, trupat rregullatorë, agjencitë, komisionet shtetërore, personat juridikë në pronësi të plotë shtetërore, njësitë e vetëqeverisje lokale dhe Qyteti i Shkupit dhe persona juridikë të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit, për realizim të projekteve të financuara ose të bashkë-financuara me hua dhe mjete nga kreditorë të huaj, donatorë dhe financues ndërkombëtarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu