Qeveria në takim me epidemiologët, a do të pranohen masat e reja?

Anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive janë në takim në Qeveri këtë me Kryeministrin Zoran Zaev, pasi vetëm gjatë fundjavës me virusin korona u infektuan 1022 persona dhe ndërruan jetë 13 pacinetë.

Takimi është ende duke vazhduar dhe nuk ka informacione shtesë.

Përndryshe, podiskutohet rreth masave që u rekomanduan nga Komisioni të Premten, të cilat janë:

Kufizimi i punës së objekteve hotelierike

Ndalimi për të organizuar ndonjë ngjarje

Përgjysmimi i kapaciteteve në transportin publik

Vendimet e Qeverisë mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në orën 13:30 në faqen e TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu