Qeveria për zonat e përmbytura: Do dëmshpërbleheni 100%

Në seancën e sotme që zhvilloi qeveria, vendosi që të gjithë të prekurit nga vërshimet e një jave më parë, do të dëmshpërblehen deri në 100 %.

“Si qeveri jemi plotësisht të dedikuar për mundësimin e ndihmës dhe përkrahjes së tërësishme dhe ndihmës për të dëmtuarit duke përfshirë segmente të ndryshme të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte do të jenë në dobi konkrete”, ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov, gjatë konferencës për shtyp.

Me masat parashikohet rritje e ndihmës financiare në tre muajt e ardhshëm për 50 për qind për familjet e zonave të vërshuara që pranojnë ndihmë sociale dhe para për mbrojtje fëmijërore, dhe shtesa në para për grupet e cenueshme, deklaroi më tej Todorov. /InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu