Qytetarët e New York-ut në panik: Fëmijët nga çerdhet dhe shkollat zhduken në mënyrë misterioze

Banorët e New York-ut janë duke jetuar në frikë, pasi një numër i fëmijëve çdo ditë po zhduken nga autobusët e shkollave, çerdheve apo shkollave private.

Vetëm gjatë këtij viti, në metropolet amerikane janë zhdukur 457 fëmijë në mënyrë misterioze, kanë bërë të ditur nga zyra e komisionarit special për kontrollin e shkollave të New York-ut, transmeton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve zhduken fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe fëmijët e moshës 3-4 vjet, shkruan “New York Post”.

 Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, ka zgjeruar hetimin për shkak të numrit shqetësues të fëmijëve të zhdukur nga shkollat e Nju Jorkut, që është për 279 raste më i madh krahasuar me vitin 2014.

Edhe pse këshilli i qytetit të New York-ut gjatë nëntorit të vitit të kaluar, pati instaluar mbi 21 mijë alarme në dyert e 1.200 shkollave dhe çerdheve, shumica e objekteve që kujdesen për fëmijë janë të pasigurta, dhe kështu përveç rrëmbimeve, ekzistojnë raste kur vullnetarisht ikin.

Për më tepër, për zhdukjen e fëmijëve përgjegjësinë e bartin edhe mësueset dhe edukatoret të cilët nuk i vërejnë fëmijët duke bredhur rrugëve, por ka pasur raste që janë kthyer nga udhëtimit apo ekskursioni me më pak fëmijë sesa kur ishin nisur.

Ka ndodhur që fëmijët u janë dorëzuar personave të panjohur të cilët janë prezantuar si të afërmit e tyre!

 Qytetarët kanë qenë më së shumti të shqetësuar me rastet e zhdukjes së vajzës së vogël me autizëm, trupi i të cilët pas disa ditëve është gjetur në afërsi të lumit Hudson, si dhe me një gjyshe e cila kishte dërguar në shtëpi një trevjeçar të panjohur duke menduar se është nipi i saj. /Telegrafi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu