Rafael Leao i lumtur me interesimin e Real Madridit

Rafael Leao e pranon se është i lumtur kur dëgjon se Real Madridi është i interesuar për të, por portugezi dëshiron të kthehet në lider te Milani.

Portugezi konsiderohet si figurë kyçe në suksesin e Scudettos së Milanit, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime në 34 paraqitje në Serie A.

Ai është nën kontratë deri në qershor 2024 dhe ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro, ndërsa Real Madridi e sheh si objektiv për këtë afat kalimtar veror.

“Unë jam në Milan, kam edhe dy vite të tjera në kontratë dhe ndihem si në shtëpinë time. Jam i lumtur që dëgjoj se Milani thotë se jam i paprekshëm”.

“Thashethemet për interesimin e Real Madridit më bëjnë të lumtur, por po qëndroj me këmbë në tokë. Jam krenar që punoj me lojtarë të tillë me përvojë”, ka thënë Leao për gazetën A Bola.

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini e përshkroi Leaon si ‘një diamant’ dhe tregoi se besoi në potencialin e tij kur i vuri klauzolën prej 150 milionë euro.

Mediat italiane shkruanin se Real Madridi është i gatshëm t’i afrohet kësaj shifre pasi dështoi të nënshkruajë me Kylian Mbappen. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu