Raiola trondit Barcën, destinacioni i ri i De Ligt

8-10 milion euro komision që kërkon Mino Raiola për të dërguar De Ligt tek Barcelona po minon këtë transferim që me sa duket ka dhe bekimin e vetë kapitenit të Ajax. Ky lajm i bërë publik nga mediat spanjoll është thelluar më tej edhe në ishullin britanik, ky mediat shkojnë dhe më tej duke i dhënë të ardhmes së De Ligt një tjetër rrjedhë.

Si De Ligt ashtu dhe Barça janë pro arritjes së një marrëveshje por jo sipas kushteve të Mino Raiolas. Agjenti i famshëm jo vetëm që kërkon një pjesë të mirë për vetë, gjithashtu kërkon një page shumë të madhe për talentin holandez, detaje këto të cilat po e largojnë nga katalunja. Sipas “The Sun”, Man.United është vënë në dijeni të këtyre detajeve dhe kërkon të përfitoj nga ky ngërç për të joshur si Mino Raiolan por dhe vetë De Ligt.

“Djajtë e kuq” janë të gatshëm ti plotësojnë të dyve kërkesat, kanë në pjatë një ofertë ekonomike shumë të lartë që mund të mposht konkurrencën e Barcelonës. Në këtë gare dyshe, United-Barça, në dritare qëndron dhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër” e cila beson ende se mund të transferojë De Ligt në Torino.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu