Rama e Abazoviç firmosin projektin e madh fqinjësor

Një urë mbi Bunë do jetë realiteti i ardhshëm i lidhjes së Shqipërisë me Malin e Zi. Kjo u vendos në një mbledhje të dy qeverive, ku Rama e Abazoviç nënshkruan mbi këtë vepër infrastrukturore e cila do afrojë dhe më shumë dy vendet.

Po ashtu, mes dy vendeve hapet dhe në doganë e re, ajo Shën Nikollë-Pulaj.

Kryeministri Rama shtoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë se sa vende fqinje.

“Ne takohemi në një moment shumë sfidues për mbarë Europën dhe vendet tona dhe në këtë kontekst përveç sfidave të drejtpërdrejta vlera e kësaj ngrohtësie dhe vëllazërie në fqinjësi bëhet edhe më e madhe.

Kemi qenë së bashku për të vizituar Kievin dhe presidentin Zelensky në respekt të mandatit tonë si kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuara qysh në momentin e parë të agresionit rus, në krah të Ukrainës.

Të dy vendeve që janë plotësisht të linjëzuara me BE-në, të dy vendeve anëtare të NATO-s”, tha Rama.

Ndërsa Abazoviç u shpreh se nga Podgorica u dërgua një mesazh i bukur, ai i bashkëpunimit për të ardhmen e përbashkët që do të bazohet në zhvillimin ekonomik.

“Sot dërguam një mesazh të bukur, mesazhin e bashkëpunimit dhe ndërtimit të së ardhmes së përbashkët, të bashkëpunimit ekonomik. Do të jetë bashkëpunimi më i fuqishëm në të gjitha segmentet, kur flasim për dy qeveritë”, shtoi kryeministri i fqinjit verior, duke veçuar ndërtimin e urës mbi Bunë si më të rëndësishmin që do të zhvillohet mes dy vendeve.

“Kryeministri Rama ndërmori disa hapa për të mundësuar lëvizjen e papenguar mbi lumin Buna. Pas Luftës së Dytë Botërore ndaloi kjo linjë lundrimi mes Ulqinit dhe Shkodrës. Ne duam që të rivendosim këtë linjë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë pas 70-80 viteve”, deklaroi Abazoviç.

Mes dy vendeve u nënshkruan dhe disa marrëveshje bashkëpunimi. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu