Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka udhëtuar drejt qytetit italian të Tarantos, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë dhe Shqipëri.
Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se vizita në Taranto synon njohjen nga afër me përvojën e organizimit të Lojërave Mesdhetare dhe marrjen e praktikave më të mira për përgatitjet e edicionit të vitit 2030.
“Historia po shkruhet. Prishtina 2030”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se kjo vizitë është një mundësi për të parë nga afër organizimin dhe për të mësuar nga përvoja e Tarantos.
“Sot, rrugës për Taranto. Me pa nga afër, me mësu nga përvoja e tyre dhe me marrë më të mirën për atë që po ndërtojmë bashkë”, ka deklaruar ai.
Në fund, Rama ka përcjellë edhe mesazhin “Nga Taranto në Prishtinë. Next stop 2030”./teve1










