Rama jep mesazh pak para protestës: Çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje

Ndërkohë që në ditën e sotme në orën 20:00 pritet të fillojë protesta e rradhës e opozitës të bashkuar, Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të fortë në Facebook, ku ka zgjedhur disa vargje nga Migjeni duke iu drejtuar pikërisht opozitës.

Rama shkruan: Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna.

“Idhuj pa krena” – Migjeni


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu