Rama nderon ata që ndihmuan Shqipërinë, e nis nga Kosova, veçon Erdoganin dhe thumbon BE-në (FOTO)

Kryeministri Rama nderroi me medalje të arta të gjithë ato vende që kontribuuan me operacione shpëtimi ato orë të rënda të pastërmetit, ku shumë jetë njerëzore, disa me frymë e disa jo, gjendeshin poshtë gërmadhave. Ai tha se përballë tyre njerëzve ‘heronjve të heshtur; siç i quajti, ishte ndjerë edhe më i vogël se Erion Braçe.

“Kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erjon Braçe në masë.

Sot edhe më i vogël përballë shembullit të heronjve, njerëzve të zakonshëm të vendeve nga erdhën, që sikur erdhën, ikën, si engjëj mbrojtës dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike dhe as shoqërore por për atë që ishte thellësia dhe lartësia e brendshme, e heroizmit të jashtëzakonshëm”, tha Rama përballë ambasadorëve të vendeve që kontribuuan me skuadra shpëtimi.

Ai e nisi nderimin me Kosovën, duke vlerësuar trupat e saj, e thënë me shaka se një ngatërresë medaljeje me Serbinë të mos merret si “provokacija”.

Dua marr një masa paraprake të një ndjese nëse ndonjë merr të tjetrit do të thoja se edhe ngatërresa shkon në të njëjtin drejtim. Nëse ambasadorit të Serbisë do i bjerë medalja e Kosovës apo e Izraelit të Turqisë, merreni si një lapsus ‘dhe jo provokacija’. Të gjitha medaljet janë të arta dhe dua ta filloj nga Kosova dhe t’i kaloj medaljen për FSK-në dhe zjarrfikëseve” tha Rama.

E ndërkohë, veçoi diplomaten amerikane Lejla Moses, krahas një thumbimi për BE-në, kur tha se “mesazhin e Leyla Moses Ones e kam nxjerr dhe e kam ruajtur në një dosje dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë, unë do ti lexoj atë mesazh.

Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir të inatoset me Bashkimin Europian, e kush nuk inatoset me BE-në?!

Unë do i tregojë historinë e zbarkimit të tyre më 26 nëntor dhe heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Rama, ku zgjodhi të veçojë me falenderime presidetin Erdogan.

“I jam mirënjohës presidentit turk që mori një angazhim solemn, personalisht për të angazhuar edhe vende të tjera të atij krahu të botës”, tha Rama. /tesheshi.com/

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu