Rama nga Rusia: Diskutimi për ndarjen e Kosovës u gatua në një kuzhinë katunareske

Kryeministri Edi Rama mohon të jetë përfshirë në diskutime për ndarjen e Kosovës. Gjatë një interviste për “Top Story” në News 24 nga Moska ku ndodhet për vizitë si kreu i OSBE-së, theksoi se ide të tilla janë gatuar në kuzhinë e disa mjediseve katunareske të politikës dhe disa mediave për të akuzuar kundërshtarët.

Rama tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia do të duhet të diskutojnë për demarkacionin.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast ai që është treguar dhe që është karikatorizuar në mjedisin katunaresk të një zone dhe një medie të politikës shqiptare që kërkon me insistim të akuzojë kundërshtarët apo kundërshtarët e prezumuar. Diskutimi absurd për ndarjen e Kosovës është një diskutim i përgatitur në një kuzhinë për të helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të gënjyer.

Disa heronjtë si Ramushi apo Iliri thjesht dhe vetëm shfrytëzojnë territore shpirtërore të atyre që janë të gatshëm ta marrin këtë helmim. Çdo marrëveshje e çfarëdolloj midis Beogradit dhe Prishtinës do të kalojë në shumë filtra dhe në fund fare filtrin e opinionit publik. Kjo që diku u mblodhën 2-3 veta për të ndarë një territor është përrallë banale për të injektuar në shpirtin e vrarë të shumë njerëzve që kanë arsyet e tyre për të ushqyer një mllef ndaj atyre që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje.

Në momentin kur Serbia do të ulet në pikën fundore të rrugëtimit të dialogut për të materializuar njohjen do të duhet të përcaktojnë kufirin kjo është e qartë. Mali i Zi e njohur Kosovën por diskutimi për demarkacionin zgjati prej vitesh”, u shpreh Rama.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu