Rama publikon projektin e “Urës mbi Bunë”: Shkurton distancën me Ulqinin nga 73 km në 300m

Pas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale projektin “Urës mbi Bunë”.

Rama shkruan se projekti i urës është bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m.

Kreu i qeverisë shkruan se “Ura mbi Bunë” i jep një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

Mirëmëngjes dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu