Rama sherr me analistët në Kosovë: Nuk jam as tradhtar, as hero (VIDEO)

Kryeministri, Edi Rama ka pasur një debat të fortë me analistët në Kosovë në emisionin e Baton Haxhiut “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Gazetarët sulmuan Ramën për atë që cilësohet si qëndrim në emër të Kosovën gjatë takimit me homologun e tij serb në Beograd, Aleksandër Vuçiç ku foli për autostradën që lidh dy vendet dhe që kalon për në Kosovë.

Ndërkohë, Rama pyetjeve të gazetarëve u është përgjigjur shpesh me batuta dhe ironi.

Këta të fundit ia kanë kthyer me të njëjtin monedhë, duke i përmendur “dështimet” në Shqipëri apo edhe miratimin e ligjit të mbetjeve.

“Kur unë shkova në Beograd për herë të parë, shkova si tradhtar, sepse nga të katër anët, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, askush nuk ishte dakord që unë të shkoja pas asaj që ndodhi me ndeshjen e futbollit, pastaj papritmas u ktheva si hero.

Por, unë s’jam as tradhtar as hero, unë jam në një detyrë që e bëjë me pasion dhe me gjithë vetëdijen time.

Pas vizitës së dytë, unë fola për Kosovën nuk fola në emër të Kosovës dhe nuk besoj se kam thënë diçka që nuk shkon.

Por unë nuk merrem me, çfarë u tha, por merrem me kush e tha, pse e tha, çfarë mund të ketë mbrapa?”, është shprehur më tej Rama.

Rama u shpreh gjithashtu se po diskutohet që Porti i Durrësit të bëhet direkt pika hyrëse për mallrat në Kosovë


20161027-213539 by PanoramaVideo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu