Rama: Shqipëria njeh pakicën bullgare! Maqedonia nuk duhet të kthehet në të kaluarën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, lidhur me ndryshimet kushtetuese, vlerësoi se në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ka numër të madh të pakicave që tashmë janë futur dhe ai model është tashmë i njohur, si dhe se shpreson se shteti nuk do të kthehet në të kaluarën dhe “të vetizolohet në mënyrë të pakuptimtë”. Ai përkujtoi se rruga për fillim të negociatave edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë ka qenë e vështirë dhe e gjatë.

“Kushtetuta juaj ka numër të madh të pakicave që janë futur, ndërsa kjo do të thotë se ai tashmë është një model i njohur. Nuk është ndonjë trillim lidhur me kushtetutat në Planetin tonë dhe kjo duhet të sendërtohet. Kjo është shumë e thjeshtë. Nuk e di sa do të ndihmojë, por dëshiroj t’ju them se ne kemi një model tjetër, por ne në Parlament njohim një numër jo të vogël të pakicave, përfshirë edhe pakicën bullgare, që ka praninë e saj modeste, por ekziston në Shqipëri dhe nuk mendoj se jemi bërë ndonjë kërcënim ndaj ndonjë pakice tjetër”, u përgjigj Rama.

Ai konsideron se pakicat janë pasuri e madhe dhe se është në interes të ndërsjelltë që ata të ndjehen sa më mirë në vendin tuaj dhe të mos ndjejnë se ekziston dallim në raport me qytetarët e tjerë të cilët janë qytetarë shqiptarë, me kombësi shqiptare.

Rama shfaqi bindje se Maqedonia e Veriut nuk do të kthehet në të kaluarën dhe të vetëizolohet, siç thotë, në mënyrë të pakuptimtë, sepse, siç tha, “faktikisht ka një krenari dhe të gjithë jemi dëshmitarë për të në nivel ndërkombëtar shihet me mjaft respekt të madh”.

“Shihet me një bindje nga të gjithë se janë bërë përpjekje epokale lidhur me rrugën euroatlantike dhe kjo ka rëndësi të madhe për të gjithë dhe për ekonominë, si dhe për zhvillimin social, dhe për të gjitha proceset e brendshme, kështu që mendoj se pak e shtyra, por për mua do të ishte fatale të kemi kthim prapa, të mbyllemi në histori. Ajo që është e kaluar është e kaluar, ndërkaq nuk duhet të jetë kurfarë problemi ajo që një numë i madh i pakicave janë përfshirë në Kushtetutën tuaj. mendoj se e tërë kjo është me rëndësi dhe se nuk duhet të lihet së paku askush, së paku edhe një të jetë jashtë asaj Kushtetute”, vlerësoi kryeministri shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu