Rama takim me Vuçiç dhe Zaev në Serbi për ‘Mini Shengenin ballkanik’, Kosova jashtë planit

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në Novi Sad të Serbisë me Presidentin serb, Alexandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të nënshkruar të ashtuquajturin ‘Mini Shengen ballkanik’ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Rama do të pritet fillimisht nga Vuçiç e më pas do të ketë edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev. Përcaktimi i detajeve të fundit të marrëveshjes do të bëhet ditën e enjte ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Jashtë kësaj marrëveshjeje është lënë Kosova e cila e ka cilësuar atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë. Nga ana tjetër institucionet ndërkombëtare e kanë mbështetur këtë nismë.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, tha pak ditë më parë se nuk mund të ketë Mini Shengen ballkanik pa Kosovën. /Opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu