Rama-Zaev: Të krijojmë një zone “Schengen”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit me kryeministrin Zaev tha se kanë arritur një marrëveshje për të krijuar një zonë të përbashkët ekonomike mes të dyja vendeve. Rama ndër të tjera tha se Ballkani Perëndimor duhet të krijojë një zonë të përbashkët “Schengen” ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm ashtu siç bëjnë qytetarët e Evropës në zonën e tyre “Schengen”.

Kemi nisur një proces me Kosovën për fat të keq i keqkuptuar kur kemi folur për një projekt “Schengen” por është vetëm zanafilla për ta vazhduar me vendet e tjera të rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit per[perëndimor duhet të futen në këtë proces. Kufijtë do të jenë fluid me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor siç është ne Bashkimin Evropian. Qe qytetaret te hyjnë e te dalin pa asnjë kontroll në të dyja anët e kufirit- tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu