Në numrin e djeshëm të gazetës ‘Slloboden peçat’ është publikuar letra e Velija Ramkovskit, anëtar i televizioni A1, i cili tashmë 6 vite mbahet në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 22 shtator të këtij viti, dy policë, me pranga në duar, më dërguan në sallën e gjyqit në gjykatë, pas pesëmbëdhjetë minutash gjyqtarja urdhëroi që të dal jashtë sallës së gjyqit dhe të më kthejnë në burgun e “Idrizovës”, ka shkruar Ramkovski.
Në pranverë të vitit 2011, në burgun ‘Shutkë’, jam marrë në pyetje nga Prokurori në lidhje me akuzat kundër meje me dikë nga Zagrebi, gjoja për mashtrim, por pa asnjë provë.
Në atë datë, nuk erdhi avokati im. Erdhi ndihmësja e tij. Kërkova nga trupi gjykues që të shtyhet gjyqi, sepse kërkova të më mbrojë avokati që më mirë ta njeh rastin. Gjykatësja e ka refuzuar kërkesën time. Mua më “plasi filmi” dhe gjykimin e quajta cirk. Gjyqtarja më tha se do të dënohem dhe më dëboi nga seanca gjyqësore. Edhe katër muaj do të mbush 70 vjeç. Vendimi i dënimit tim prej 13 viteve është rritur edhe për gjashtë muaj. Nuk kisha para të paguaj shpenzimet gjyqësore dhe dënimi mua shtua edhe për 180 ditë. Besoj se qeveria dëshiron të më mbajë në burg deri sa të vdes, shkruan Ramkovski dhe porosit se për inatë do të jetojë 101 vjet. /Telegrafi/