Ratkoceri: Albanofobia maqedonase ia kalon edhe bullgarofobisë

Njohësi i rrethanave politike dhe gazetari i të përditshmes, “Koha”, Arben Ratkoceri ka dalë në mbrojtje të krye-prokurorit Islam Abazi i cili me vota të drejtpërdrejta nga prokurorët u zgjodh shef i Prokurorisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ratkoceri ka thënë se histeria kundër një shqiptari në krye të Prokurorisë është ALBANOFOBI ekstreme.

Sipas Ratkocerit, Abazi duhet të ketë mbrojtje të drejtpërdrejte nga shoqëria civile, mediat, opinionistët dhe ekspertët.

Ratkoceri thotë se asgjë nuk është Bullgarofobia në këtë vend çka është Alfbanobofia, raporton indeks.mk

Postimi i plotë:

“Histeria kundër një shqiptari në krye të Prokurorisë është ALBANOFOBI ekstreme, edhe pse personi është zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga shumica dërmuese e prokurorëve maqedonas.

Etiketimi për paaftësi vetëm se është shqiptar (dhe ua ka prish matematikat), është i PAPRANUESHËM. Dhe, derisa politika nuk mundet ta mbrojë, këtë duhet ta bëjë shoqëria civile, mediat, opinionistët, ekspertët… Dhe po, asgjë nuk është Bullgarofobia në këtë vend çka është Alfbanobofia“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu