Ratkoceri: BDI-ja pasi punësoi vëllezër e dhëndurë, tani ka hallin e fëmijëve, u rritën edhe ata

Gazetari Arben Ratkoceri, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në Tv21, tha se BDI-ja në këto 20 vite në pushtet, pasi punësoi të gjithë farefisin nga vëllezërit te dhëndurët, tani ka hallin e fëmijëve.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare që prej 15 vjetësh kishin probleme punësimet në institucionet ku ka paga më të mira, nëpër agjenci të ndryshme të vendit. Në fillim në BDI ishte faza e vëllezërve, dhëndurëve, motrave etj.

Tani meqë u bënë gjatë në pushtet, u janë rritur edhe fëmijët, tani është problem të punësohen edhe fëmijët e tyre. Nëse heton këto institucione të rëndësishme do ta shihni se sa dalin prej tyre”, tha Ratkoceri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu