Ratkoceri: Pas gati 20 vitesh, hera e parë që në një institucion ku pagat janë solide nuk arritën të punësohen asnjë familjar i zyrtarëve të BDI-së

Tre anëtarët e bordit drejtues të MNAV-it dhe drejtorë në këtë agjenci, Fahrudin Hamidi, Mixhen Selmani dhe Vllatko Kërstevski, duan të anulojnë shpalljen për kontrollorë të trafikut ajror, pasi nga 270 aplikantë kanë kaluar vetëm 8 kandidatë, në mesin e të cilëve nuk kanë kaluar aplikantë nga familjarët e zyrtarëve të BDI-së.

Testimi dhe përzgjedhja është bërë nga një qendër trajnimi nga Danimarka. Por pasi emrat e njerëzve në listë nuk u gjetën ata të familjarëve të zyrtarëve të BDI-së që kaluan kriteret e rrepta, aq më tepër që tre shqiptarë të që e kanë kaluar këtë test, nuk janë “të askujt”, kryesia e MNAV-it dyshoi në kompetencën e danezëve e tani bordi tre anëtarësh po kërkon llogari nga Danimarka se pse kandidatët e tjerë u hodhën poshtë nga ta, shkruan SDK.

Gazetari dhe analisti, Arben Ratkoceri, shkruan se “pas gati 20 vitesh, hera e parë që në një institucion ku pagat janë solide – në Agjencinë e Fluturimeve (e njohur në opinion si MNAV), nuk arritën të punësohen asnjë familjar i zyrtarëve të BDI-së”.

Pas gati 20 vitesh, hera e parë që në një institucion ku pagat janë solide – në Agjencinë e Fluturimeve (e njohur në opinion si MNAV), nuk arritën të punësohen asnjë familjar i zyrtarëve të BDI-së. Arsyeja: testimi i kandidatëve është bërë nga Qendra e trajnimit të Danimarkës. Nga 270 kandidatë, testet i kanë kaluar suksesshëm vetëm 8 veta, prej të cilëve 3 të rinj shqiptarë shumë të përgatitur e pa asnjë lidhje me politikën. Deri në këtë rast, në këtë institucion apo edhe në disa tjera si Radiodifuzioni, universitetet… etj ku pagat janë të mira, tash e 20 vite kushti i vetëm ka qenë të jesh familjar i “rendit të parë” i ndonjë funksionari të BDI-së, ndërsa të rinjë tjerë shqiptarë madje edhe aktivistë të kësaj partie të përgatitur e të shkolluar, as që kanë pasur mundësi të ëndërrojnë për punësim në këto institucione”, shkruan Ratkoceri.

Ai shton se të rinjve shqiptarë që nuk kanë lidhje me BDI-në, nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të largohen nga vendi.

Të rinjve shqiptarë të edukuar e shkolluar mirë, e vetmja rrugë ju ngelet Perëndimi ku kërkohen vlerat dhe ka konkurrencë, sepse tani – zyrtarëve të BDI-së (pasi kanë “rahatuar” familjarët e tyre ) në radhë për ti punësuar i kanë fëmijët që u janë rritur dhe këto vende i kanë “NXAN”për vehte”, shkruan Ratkoceri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu