RDK: Urime Shkëndijë, urime shqiptarë!

Të vetëdijshëm tërrësisht se politika nuk duhet në asnjë mënyrë të thirret në emër të ndonjë fushe tjetër të organizimit shoqërorë, por ishte e pamundur të rezistojmë ndaj një suksesi të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare të futbollit, që ka bë krenarë gjith shqiptarët kudo që jetojnë.

Për këtë arsye, Rilindja Demokratike Kombëtare përgëzon dhe uron KF Shkëndijën, sponzorin dhe menaxhmentin e klubit, stafin teknik, e sidomos lojtarët, për këto rezultate mjaft impresive në arenën ndërkombëtare që kanë bë krenarë gjith shqiptarët kudo që janë. KF Shkëndija ka qenë dhe vazhdon të jetë ‘kombëtare shqiptare’ për gjith shqiptarët në këtë vend, dhe për këtë arsye kjo kombëtare meriton urimet më të përzemërta nga të gjith shqiptarët.

Rezultatet e KF Shkëndijës mund të jenë një hap i vogël për futbollin, por një hap i madh për suksesin dhe përfaqësimin shqiptarë në arenën ndërkombëtare. KF Shkëndija është një shembull konkret i krenarisë dhe mburrjes për të gjith shqiptarët, sepse sukseset e kësaj natyre, por edhe të natyrave tjerra janë të pakta.

Sukseset e kombëtares shqiptare në kampionatin evropian dhe sukseset e KF Shkëndijës janë një fillim i mbarë i përfaqësimit, suksesit, dhe mburrjes shqiptare në përgjithësi. Le të jenë këto suksese një mësim dhe inkurajim për aktorët e organizimit politik shqiptarë, që edhe politika shqiptare të bëhet e suksesshme sa ajo e futbollit.

Urime Shkëndijë, urime shqiptarë!

Shërbimi për Informim – RDK


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu