Lideri i Iranit, Ali Hamaney në deklaratën e tij të parë pas vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për tërheqje nga marrëveshja bërthamore tha se Trump po gabon, raporton Anadolu Agency (AA).
Hamaney i cili mbajti një fjalim në Univeristetin Farhangian në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kritikoi fjalimin e mbrëmshëm të presidentit amerikan Trump, i cili njoftoi se SHBA-ja është tërhequr nga marrëveshja bërthamore.
“E dëgjuat fjalimin e thjeshtë dhe të marrë të presidentit të SHBA-ve. Ai tha më shumë se 10 gënjeshtra. Kërcënoi regjimin dhe popullin iranian. Unë flas në emër të popullit të Iranit. Zotëri Trump po gaboni”, tha Hamaney.
Kujtojmë se dje Trump njoftoi se SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke potencuar se do të vendosin sanksione ndaj Iranit të cilat u pezulluan në vitin 2015.










