Reagon Zaev: Hungaria të mos i japë azil Gruevskit

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, shprehet optimist se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në vend dhe do të vuajë dënimin e merituar. Sipas tij, Hungaria si shtet i BE-së, nuk do të lejojë që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Alsat në Maqedoni.

Zaev madje konfirmoi se ministri i brendshëm i Hungarisë ka kërkuar nga homologu maqedonas Oliver Spasovski të dhëna rreth Gruevskit, se për cilat vepra dhe për çfarë gjykohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu