Reali arrin një marrëveshje të “çmendur” me Adidas

Real Madrid dhe Adidas kanë zyrtarizuar marrëveshjen për të shtyrë edhe më taj bashkëpunimin për edhe plot 8 vite të tjëra deri në Qershor të 2028.

Nga kjo marrëveshje sipas mediave spanjolle mësohet se reali do të përfitojë plot 120 milion euro në sezon, shifër kjo që do tio mbush mirë arkat e klubit.

Një shifër rekord në nivel botëror, që i jep mundësi klubit spanjoll që të përforcojë skuadrën në merkaton e verës.

“Real dhe Adidas kanë rënë dakord që të mos i zbulojnë detajet e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Marrëveshja mes palëve ka filluar që në vitin 1998 dhe që nga ajo kohë klubi spanjoll ka fituar 6 Champions League, 6 FIFA World Cup, 4 herë Superkupën e Europës, 6 kampionate, 5 Superkupa të Spanjës dhe 2 Kupa të Mbretit.

“Objektivi në sezonet që vijojnë do të jetë që skuadra të qëndrojë në vendin e parë në botë. Fanella e re do të prezantohet në fund të majit. Jemi të bindur se së bashku me Adidas do të vazhdojmë të përjetojmë suksese në mëdha edhe në vitet që pasojnë”, tha Florentino Perez, presidenti i Real Madrid. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu