Reali harron Kejnin dhe Mbapenë, madrilenët ofrojnë 74 milionë euro për yllin e Arsenalit

Reali i Madridit do të nisë fuqishëm merkaton e verës dhe kanë gati një ofertë për sulmuesin e Arsenalit, Pier Emerik Aubamejang. Madrilenët deri tashmë kanë qenë të orientuar te Mbape dhe Kejn, por vlerat e kartonëve të tyre janë shumë të larta dhe duhet shumë kohë të binden klubet e tyre. Kështu sipas “Diario Gol”, Reali do bëjë një ofertë prej 74 milionë eurosh për sulmuesin nga Gaboni.

Nga Anglia vjen lajmi i “The Sun”, që raporton se Arsenali është e gatshme të japë lojtarin, për të forcuar mbrojtjen, e cila ka shumë vjet që çalon.

Nëse Arsenali shet gabonezin, atëhere do të bëntë blerjen e Varan, qëndërmbrojtësit të Realit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu